Akti i 13-të i Superiores, një ndeshje në ajër

Superiorja do të vijojë edhe në fundjavë, teksa do të luhen katër ndeshje në orare të ndryshme. Në orën 14:00 do të zhvillohen takimet në Gjirokastër dhe Fushë-Krujë, ku impiantet nuk ofrojnë mundësinë të luhen  ndeshje me drita.

Luftëtari pret Tiranën, kurse Kastrioti Kamzën. Dy ndeshje mes skuadrave të fundit në klasifikim. Partizani do të përballet me Laçin tri orë më vonë, ndërkohë që një tjetër ndeshje mjaft e rëndësishme luhet në të njëjtin orar.

Skënderbeu pret Flamurtarin dhe për trajnerin Ilir Daja do të jetë një ndeshje e veçantë, pasi do të kthehet në Korçë. Të hënën mbyllet java e 13-të e Superiores me ndeshjen Kukësi-Teuta. Ende nuk është zyrtarizuar stadiumi dhe orari se kur do të zhvillohen kjo përballje mjaft interesante.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 13

E diel, më 11 nëntor 2018
Ora 14:00 | Luftëtari-Tirana
Ora 14:00 | Kastrioti-Kamza
Ora 17:00 | Partizani-Laçi
Ora 17:00 | Skënderbeu-Flamurtari.

E hënë, më 12 nëntor 2018
Kukësi-Teuta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online