Mungon stadiumi, FSHF shtyn ndeshjen e javës së 12-të

Ka ndryshim plani për ndeshjet e Superiores në mesjavë. Laçi dhe Skënderbeu do ta zhvillojnë ndeshjen e kësaj jave në një datë tjetër dhe jo të mërkurën që vjen, siç ishte programuar fillimisht. Diçka e tillë ka ndodhur për shkak se stadiumi i Laçit po mbjell fushën. Mungesa e alternativave e kanë bërë që Federata ta shtyjë këtë përballje për një datë tjetër. Njoftim është bërë ditën e sotme dhe në këtë mënyrë në mesjavë do të luhen vetëm 4 nga takimet e javës së 12-të.

Për javën e 12-të ishin programuar dy ndeshje për të martën, por do të luhet vetëm Tirana-Kukësi. Ndryshe nga se ishte menduar në fillim, kjo përballje do të luhet prej orës 18:00 dhe jo në 17:00.

Kamza-Teuta është shtyrë për të mërkurën dhe do të luhet prej orës 14:00. Në të njëjtin orar do të luhen edhe Kastrioti-Partizani.  Java e 12-të e Superiores mbyllet me takimin Flamurtari-Luftëtari, që zhvillohet të mërkurën prej orës 17:00.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12

E martë, më 6  nëntor 2018
Ora 18:00 | Tirana-Kukësi

E mërkurë, më 7 nëntor 2018
Ora 14:00 | Kamza-Teuta
Ora 14:00 | Kastrioti-Partizani
Ora 17:00 | Flamurtari-Luftëtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *