Uzuni nuk di të ndalet, tjetër gol për Lokomotivën

Myrto Uzuni u transferua merkaton e kësaj vere në Kroaci, te Lokomotiva e Zagrebit. Beratasi po bën një fillim sezoni fantastik, ku ka shfaqur një formë thuajse perfekte, teksa ekipi i tij ndodhet në vendin e dytë të renditjes në kampionat. 23-vjeçari ka arritur të shënojë dhe dy gola, e duke qenë një ndër lojtarët më deçiziv për ekipin e tij.

Ditën e sotme, Lokomotiva luan në transfertë ndaj Zadarit, ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Kroacisë. Momentalisht ndeshja është në shifrat 1-1, por ajo që vlen për t’u përmendur është se golin e barazimit për Lokomotivën e ka shënuar, pikërisht sulmuesi i kombëtares sonë, Myrto Uzuni. Forma e mirë vijon për beratasin, i cili tashmë feston golin e tretë të shënuar në aventurën e tij të re kroatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online