VIDEO / Abazaj njeriu asist, sulmuesi shkëlqen me rezervat  

Kristal Abazaj është rikthyer të luajë me ekipin rezervë të Anderlehtit. Sulmuesi i blerë nga Luftëtari në merkaton e verës ka lënë pas dëmtimin e pësuar gjatë grumbullimit me kombëtaren e shpresave të Shqipërisë dhe ka qenë padyshim lojtari më i mirë në takimin ndaj rezervave të Lokerenit, ndeshje kjo që u mbyll në barazim 1 – 1.

Abazaj luajti për 74 minuta në këtë takim, ku u shfaq i rrezikshëm përgjatë të gjithë lojës në krahun e djathtë të sulmit, duke pasur dhe rol kyç në golin e vetëm të skuadrës së tij. Sulmuesi i talentuar nuk ka debutuar ende me ekipin e parë, por paraqitja e ditës së djeshme, nuk ka se si të mos ketë tërhequr vëmendjen e trajnerit të ekipit të parë të Anderlehtit, Hein Vanhazebruk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online