Sot do të luhet dhe ndeshja e fundit e javës së 10-të mes Partizanit dhe Skënderbeut. Në “Selman Stërmasi” pritshmëritë janë të mëdha për sfidën ku do të luajnë vendi i parë dhe vendi i dytë.
Skuadrat kanë mbërritur në të ënjtën kohë në stadium, ku Partizanit i është dashur që të presë pak minuta që Skënderbeu të lironte rrugën. Ajo që bie në sy është fakti se me “demat” në fushë është parë dhe Lorenc Trashi, i cili për këtë ndeshje nuk do të jetë i gatshëm.
Mesfushori ishte bashkuar për t’i dhënë zemër skuadrës, por dhe duke dhënë një mesazh që gjërat janë mirë te kryeqytetasit dhe ai moment jo i mirë është lënë pas krahëve. Edhe pse duhet më shumë se një orë që të nisë ndeshje, shihet se në stadium kanë nisur që të hynë tifozët.
Lajmi i fundit është që Alban Hoxha do të jetë gati që ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Konfirmimi ka vetëm pak minuta që është dhënë nga stafi mjekësor i Partizanit.