Kur thua Mauro Ikardi, është e pashmangshme të mendosh edhe për Vanda Narën. Bashkëshorten, me të cilën kapiteni i Interit u dashurua ndërsa ajo ishte e martuar me shokun e tij, Maksi Lopez, por edhe menaxheren e yllit argjentinas. E ftuar në programin “Verisimo”, ajo zbuloi shumë detaje të jetës private, dëshirën për një tjetër fëmijë dhe dashurinë për sulmuesin zikaltër.
Aktualisht Vanda ka pesë fëmijë, por duket se nuk i mjaftojnë. Bashkëshortja e Ikardit dëshiron që familja e saj të shtohet në numër. “Më pëlqejnë shumë fëmijët, do të dëshiroja të lindja edhe të gjashtin, por nëse kjo ndodh, Mauro do të më linte mua dhe të gjithë familjen”, ishte deklarata e papritur e saj.
“Ai dëshironte vetëm Françeskën, por më pas e binda dhe erdhi në jetë edhe Izabela. Nuk ka dashur asnjëherë të kishte djalë, sepse mendonte se mbiemri Ikardi mund ti krijonte shumë probleme dhe që pritshmëritë të ishin të mëdha. Prej momentit kur e kam njohur, më ka thënë gjithmonë se i pëlqente të ishte baba i një vajze. Ai dëshiron të shijojë kohën me vajzat, është shumë i lidhur me ato dhe ka një durim, i cili mua më mungon”.