Lajme të mira për kuqezinjtë, Daja ka përforcime kundër Teutës

Flamurtari u rikthye tek fitorja në ndeshjen me Tiranë, edhe pse nuk është se shkëlqeu në lojë. Pikët janë ata që kanë më shumë rëndësi dhe tashmë kuqezinjtë shohin para, pasi në horizont është sfida me Teutën. “Djemtë e detit” kanë objektivin Europë, por të gjitha në Vlorë janë me këmbë në tokë dhe e dinë se duhet t’i marrin ndeshjet një e nga një.

Daja ka arsye pse të gëzohet, pasi për ndeshjen e parë të fazës së dytë do të ketë dy përforcime me shumë vlerë. Albi Alla është drejt rikuperimit të plotë dhe me shumë gjasa do të jetë gati për ndeshjen e radhës. Pogradecari ka zhvilluar vetëm dy ndeshje deri më tani, pikërisht sfidën ku dhe shënoi golin e fitore, në javën e dytë me Kukësin dhe në takimin pasardhës me Luftëtarin, ku dhe u dëmtua. Rikthimi i tij sjell stabilitet në prapavijë.

Po ashtu edhe Kristian Sirgi me shumë mundësi do të jetë gati për të zbritur në fushë në sfidën e javës së 10-të. Rumuni ishte në stol në takimin  fundit, por siç duket nuk ishte plotësisht gati për të zbritur në fushë që nga minuta e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *