Tirana po luan në këto momente në Vlorë ndaj Flamurtarit. Si gjithnjë nuk mungojnë tifozët bardheblu, të cilët kanë bërë jo pak kilometra për të ndjekur ekipin e tyre. edhe pse jo në numër edhe aq të madh nuk kanë nguruar që të sjellin një mesazh në drejtim të presidentit të tyre.
Në tre rreshta, tifozët e Tiranës kanë thumbuar presidentin e tyre Refik Halili, duke i kujtuar se në dy vite ka dyshuar 5 trajnerë dhe se fundi ka qenë i njëjtë. në fund nuk ngurojnë që t’i urojnë sukses dhe trajneri të ri Ardi Memës, i cili është një pjesëtar i familjes bardheblu.
“2 vite, 1 president, 5 trajnerë! Kush i bie të jetë problemi? Sukses Ard Mema”, shkruhet në mesazhin e tifozëve bardheblu. Kujtojmë që raportet mes tifozerisë dhe presidentit Halili janë të tensionuara prej kohësh.