Ultrasit e Hajdukut në kor: Ne kroatët nuk pimë verë, por gjakun e çetnikëve!

Lokomotiva e Zagrebit mposhti Hajdukun e Splitit me rezultatin 2-0. Myrto Uzuni ishte heroi i ekipit kryeqytetas me një asist dhe një gol të shënuar. Goli i dytë me Lokomotivën për ish-lojtarin e Laçit, ndërsa në fushë ishte dhe Lirim Kastrati, përkohësisht golashënuesi më i mirë i kampionatit kroat me shtatë gola të shënuar.

Në stadium ishin rreth 2400 mijë tifozë, ku 300 kishin ardhur nga Spliti. Hajduku njihet për tifozërinë e tij të zjarrtë dhe të dhunshme dhe mbështeten nga tifogrupi “Torcida”. Gjatë ndeshjes së djeshme, këta të fundit kanë lëshuar kore ofenduese kundrejt serbëve. Armiqësia mes palëve njihet, ndërsa “Tocida” ka filluar të këndojë gjatë ndeshjes: “Ne kroatët nuk pimë verë, por gjakun e çetnikëve nga Knini”. Knini është qytet i lashtë mbretëror kroat dhe shtrihet në pjesën qendrore të Kroacisë jugore, ndërsa aty u krijua Republika e vetëshpallur e krahinës serbe nga viti 1991-1995.

Në pjesën e dytë ultrasit e Hajdukut hapën dhe një pankartë drejtuar klubit të tyre. “Zgjedhje të reja, vende të reja, njerëz të rinj dhe me vizion. Ndershmëria dhe transparenca para interesave personale.“ Klubi ka probleme dhe tifozët janë kundër drejtuesve aktualë, duke vazhduar protestat e tyre. Para sfidës, “Torcida” krijoi disa probleme në qendër të Karlovacit, ku u dëmtuan dhe disa lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *