I mbani mend tutat e Kiralit? Tani mund t’i porosisni online

Gabor Kirali shijoi një moment të shkurtër fame në Europianin Francë “2016”. Arsyeja nuk ishin pritjet e shumta dhe as fakti që ishte lojtari më i vjetër i turneut (40-vjeç). Gjithçka kishte të bënte me tutat e tij të gjata, që e bënin të veçonte nga çdo gardian tjetër.

Me miliona persona e mbajnë mend akoma. Sigurisht shumë vetë nuk ia kujtojnë emrin dhe as faktin që atë Europian luante për Hungarinë, në memorien e tyre ai është portieri me tutat gri.

Së fundmi në Hungari tutat e modelit që përdor Kirali kanë filluar të shiten në masë nëpërmjet internetit. Në katalog e faqes ku shiten ata kanë emrin e tij si model dhe mund të blihen për 9000 forinta hungareze ose 30 €.

Ndërkohë karriera e Kiralit në futboll nuk ka përfunduar akoma. 42-vjeçari po sfidon moshën duke luajtur për të katërtin sezon në divizionin e parë hungarez me skuadrën e Haladas, ekip në të cilin ka luajtur dhe në hapat e parë të karrierës në vitin e largët 1993.

 

? Pritja e Kiralit ndaj Belgjikës në “Euro 2016” u vlerësua si pritja e turneut nga UEFA…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *