Imobile: Futbollist nga im atë, ja ç’më ndodh kur dëgjoj tifozët!

Çiro Imobile  transferua verën e dy viteve më parë nga Sevija në drejtim të Lacios, për shumën e 9.5 milionë eurove. Me rikthimin në Itali, sulmuesi duket se rilindi përsëri dhe sezonin e kaluar bëri sezonin e tij më të mirë, ku në 33 sfida të luajtura, arriti të shënonte plot 29 gola.

28-vjeçari rinovoi kontratën e tij me bardhekaltrit në fillim e muajit, deri në korrikun e vitit 2023. Ditën e sotme Imobile në një vizitë në një nga shkollat e kryeqytetit iu përgjigj disa pyetjeve që i drejtuan studentët e shkollës. Sulmuesi foli për arsyen e qëndrimit te Lacio si dhe për të shkuarën e tij.

“Është një nder i madh për mua që të luaj për fanellën e Lacios dhe qëndrova këtu edhe pse kisha oferta nga klube ndoshta dhe më të mëdha, gjithashtu dhe me paga më të larta. Kur dëgjoj tifozët në stadium duke thërritur emrin tim, trupi fillon të lëvizë vetë. Pasioni im për futbollin më është pasuar nga im atë. Kur prindërit në fillim nuk më lejonin, mbaj mend që qaja shumë. Futbolli është bërë jeta ime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *