Hugo Loris ishte një ndër protagonistët e takimit midis Francës dhe Gjermanisë, ku “gjelat” arritën të përmbysnin fqinjët falë dy golave të Grizman në pjesën e dytë të takimit. Në përfundim të takimit, Loris u intervistua nga media e njohur gjermane “Sport1”. Gjatë intervistës 31-vjeçari tha se debati mbi vendin e titullarit në kombëtaren gjermane është inekzistent, pasi gardiani i Bajernit është sipas tij portieri më i mirë në planet
“Nuk kam asnjë dyshim. Ai është një lojtar fantastik. Për mua, ai është thjesht më i miri. Nojer do të vazhdojë të na çudisë edhe për disa vite të tjera”, tha francezi për homologun e tij gjerman.
NOJER DHE TER SHTEGEN – “Po të marrim në konsideratë atë çfarë ai i ka dhënë Gjermanisë dhe Bajernit, ky debat nuk është aspak i drejtë. Nuk është aspak e lehtë të rikthehesh në formë optimale kur nuk ke luajtur për më shumë se një vit. Ai mbetet një portier i madh”, përfundoi francezi.