Babai i Martinez “thumbon” Spaletin: Zemërohem kur Laurato nuk luan, skema problem!

Laurato Martinez është një nga blerjet më të bujshme të Interit, por Luçiano Spaleti nuk po nxitohet me sulmuesin argjentinas. 21-vjeçari shënoi golin e parë në Serie A në fitoren përballë Kaljarit, ndërsa gjeti dhe golin e parë me Argjentinën në miqësoren kundë Irakut.

Mario Martinez, babai i lojtarit të Interit, ka folur për situatën e Lauratos në një prononcim për radion “AM770”. Ai nuk e fsheh pakënaqësinë e tij për faktin që Martinez nuk po merr minuta, por këto janë zgjedhjet e trajnerit dhe duhen pranuar. Skema e Spaletit me një sulmues është problemi kryesor, ndërsa ai mendon se Laurato do të formonte një dyshe të bukur me kapitenin Ikardi në sulmin e zikaltërve.

Pasi pashë miqësoret e verës, mendova se do të niste çdo ndeshje si titullar. Ndonjëherë është e bezdisshme të mos luash. Përshtatja në Itali po shkon shumë mirë, kjo dhe për meritë të Ikardit, i cili i ka dhënë një dorë të madhe. Për momentin skema që po përdor trajneri nuk lejon mundësinë e aktivizimit të dy sulmuesve. Ky është shkaku që Laurato e ka të vështirë të luajë me Ikardin, por janë dy lojtarë që plotësojnë njëri-tjetrin, të cilët bashkohen dhe nga një miqësi e bukur. Ka pak zemërim dhe padurim për mos aktivizimin e Lauratos, por ky është futbolli dhe duhen respektuar rregullat. Ai ka qenë gjithmonë në lartësinë e situatës. I është dashur të përshtatet në rikuperimin fizik të shpejtë, sepse ndeshjet po zhvillohen çdo tre ditë”, përfundon babai i sulmuesit të Interit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *