Shpërndarja e golave në Superiore, Skënderbeu e Teuta ekstremet

Tetë javë kampionat janë zhvilluar deri më tani në Superiore, ndërkohë që ajo që vihet re ka të bëjë me mungesën e një njeriu gol. Ka edhe përjashtime, pasi te Kukësi Rexhinaldo ka shënuar pesë herë. Latif gjithashtu me Teutën ka shënuar po aq, por tre herë me penallti.

“SportEkspres.com” ju sjell shpërndarjen e golave në çdo skuadër, teksa Skënderbeu është ekipi në të cilin më shumë futbollistë kanë shënuar. Pas tyre renditet Laçi dhe podiumi mbyllet nga Flamurtari e Tirana që ndajnë vendin e tretë.

1.SKËNDERBEU (11 GOLA / 8 LOJTARË) – Korçarët kanë sulmin më të mirë në tët javët e para dhe shpërndarja e golave është më e madhe te bardhekuqtë. Janë plot tetë futbollistë që kanë gjetur rrugën e rrjetës. Tre prej tyre madje kanë shënuar nga dy herë dhe ata janë Bregu, Muzaka dhe Oto Xhon . Ngë një gol kanë realizuar Demte, Dita, Gripshi, Hoxhaj dhe Krasniqi.

2.LAÇI (8 GOLA / 6 LOJTARË) – Kurbinasit e drejtuar nga Artan Mërgjyshi nuk kanë një lider në sulm dhe këtë e tregojnë edhe shifrat. te të gola në tetë gola, teksa Gjoni dhe Shtubina kanë shënuar nga dy gola. Lushkja, Xhixha dhe Fangaj kanë shënuar nga një gol, aq sa edhe Uzuni, i cili u shit pas javës së tretë me Skënderbeun.

Laçi feston golin ndaj Flamurtarit

3.FLAMURTARI (8 GOLA / 5 LOJTARË) – Vlonjatët udhëhiqen nga kapiteni Tomislav Bushiç, i cili është shënuesi më i mirë në skuadër me tre gola të shënuar. Në total kuqezinjtë kanë realizuar tetë herë. Nga një gol kanë shënuar Alla, Musta dhe Batha, kurse argjentinasit Torasa dy herë.

4.TIRANA (8 GOLA / 5 LOJTARË) – Tirana ka gjetur tetë herë rrugën e rrjetës. Njëri prej tyre është autogol, pasi Stijepoviç i Kastriotit realizoi në portën e tij për llogari të bardhebluve. Blazhevski është shënuesi më i mirë me 3 gola, kurse Muçi, Turtulli, Hasani dhe Greca kanë shënuar nga një gol.

5.KASTRIOTI (4 GOLA / 4 LOJTARË) – Krutanët renditen në vendin e fundit dhe kanë shënuar më pak se të tjerët, por të katër golat janë realizuar nga autorë të ndryshëm. Mziu, Roxher, Bardhi dhe Shehu kanë provuar shijen e golit me fanellën e Kastriotit.

6.PARTIZANI  (9 GOLA / 4 LOJTARË) – Të besuarit e Skënder Gegës i kanë të shpërndarë golat në katër lojtarë deri më tani. Jasir Asani, me tre golat e shënuar, është shënuesi më i mirë i Partizani. Mala, Telushi dhe Mensah kanë realizuar nga dy gola.

7.KAMZA (5 GOLA / 3 LOJTARË) – Kamza po vuan finalizimin këtë sezon. Pesë gola në total ka shënuar ekipi i drejtuar nga Klodian Duro. Kapiteni Sebino Plaku dhe Roloviç kanë arritur të shkojnë te goli nga dy herë, kurse Masato Fukui ka realizuar vetëm një gol.

8.LUFTËTARI (6 GOLA / 3 LOJTARË) – Gjirokastritët renditën në vendin e parafundit dhe këtë sezon kanë shënuar 6 gola deri më tani. Shkurtaj dhe Rapo kanë shkuar te goli nga dy herë, kurse Milosavljel ka shënuar një gol. Në ndeshjen me Tiranën ka qenë Doka ai që u ka dhuruar një gol gjirokastriteve.

9.KUKËSI (7 GOLA / 3 LOJTARË) – Rexhinaldo u mor për të udhëhequr Kukësin këtë sezon dhe deri më tani sulmuesi ka shënuar 5 gola, nga shtatë në total që ka realizuar i gjithë ekipi. Dy lojtarët e tjerë të shfaqur si “goleadorë” janë kapiteni Shameti dhe braziliani Uilliam Kordeiro.

10.TEUTA  (6 GOLA / 2 LOJTARË) – Durrsakët edhe sivjet po e gjejnë me vështirësi rrugën e rrjetës. Ata kanë shënuar gjashtë herë, teksa pesë gola janë realizuar nga Amadu Latif. Për t’u përmendur është fakti që sulmuesi tre prej tyre i ka shënuar me penallti. Ditmar Bicaj është lojtari tjetër i Teutës që ka provuar të shënojë në kampionat këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *