Venecia në krizë, Vrioni me trajner të ri

Venecia nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, kjo për faktin se ka grumbulluar vetëm 4 pikë pas 6 ndeshjesh. Në të tilla kushte drejtuesit kanë marrë vendimin për të larguar trajnerin Uilliam Veki. Sulmuesi i Shpresave Xhakomo Vrioni do të gjë një trajner të ri kur të kthehet në Itali, pasi drejtimin e skuadrës do ta marrë Valter Zenga.

Trajneri, i cili së fundmi ka drejtuar Krotonen ka biseduar me drejtuesit dhe e ka pranuar ofertën e tyre për të nxjerrë nga kriza Vencian. Duhet thënë se Zenga nuk është se ka shkëlqyer në eksperiencat e mëparshme si trajner ndaj kërkon një sfidë ku të tregojë vlerat e tij.

Zenga ka qenë kandidat për të marrë dhe drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë, por kjo gjë nuk u arrit. Tani 58-vjeçari do të nisë një eksperiencë të re në Seria B, ku ka një detyrë jo të lehtë, për të evituar minimalisht rënien nga kategoria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *