Janë dashur që të zhvillohen shtatë javë, që në Bundesligë të shkarkohet një trajner. Fatkeqi ka qenë trajneri i Shtutgartit, Tajfun Korkut, i cili ditën e sotme i është bërë e ditur se kontrata e tij është prishur në mënyrë të njëanshme.
Tekniku turko-gjerman mori drejtimin e skuadrës në muajin shkurt dhe arriti ta nxirrte ekipin nga kriza e rezultateve, madje iu afrua dhe vendeve që të siguronin një biletë në “Europa League”.
Ky sezon ka qenë një zhgenjim i pamasë për Shtutgartin, që në shtatë ndeshje ka grumbulluar vetëm pesë pike dhe kësisoj ndodhet në vendin e fundit të tabelës.