Ofenduan Mirel Josën, Disiplina gjobit Prishtinën

Prishtina barazoi 1-1 në shtëpi kundër Flamurtarit të dielën, ndërkohë që së fundmi klubi bardhekaltër është gjobitur me shumën e 1000 eurove për shkak të ofendimeve që tifozët kanë lëshuar ndaj trajnerit të tyre.

Ishte në fakt një sjellje e përsëritur. Tekniku Mirel Josa është ofenduar nga tifozët e Prishtinës dhe veçanërisht nga “Plisat”. Më parë klubi kishte dalë në mbrojtje të trajnerit kryeqytetas, pasi u kërkua edhe largimi i tij.

Tani Prishtinës i duhet të paguajë gjobën pas dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës. FFK ka publikuar sot vendimin e marrë nga komisioni përkatës, teksa në vendimin e marrë shkruhet si më poshtë:

“KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për manifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit (ofendime të rënda drejtuar kryetrajnerit Mirel Josa) në ndeshjen e javës së ; VII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve PRISHTINA – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 30.09.2018 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)

DËNOHET

Me të holla në shumë prej  1000 euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 59 pika 1 paragrafi 1//4 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1 . Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 05.10.2018 – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *