Lista e Portugalisë: Zbulohet vendimi i Ronaldos, në dyshim përballja me Italinë

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat portugeze sa i përket situatës së Kristiano Ronaldos me kombëtaren e tij. Siç citon “Record”, ylli i Juventusit nuk do të grumbullohet për ndeshjen e Nations League me Poloninë (11 tetor) dhe miqësoren me Skocinë (14 tetor).

Ronaldo rrezikon të mos marrë pjesë dhe në ndeshjet e Nations League të 17 nëntorit me Italinë në “San Siro” dhe atë pasardhëse më Poloninë në shtëpi.

33-vjeçari ka marrë këtë vendim, pasi ka biseduar me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit Fernando Gomes dhe trajnerin Fernando Santos. Kjo është një zgjidhje e sulmuesit për të mos marrë pjesë në këto ndeshje, por nuk ka asnjë qëllim për ta mbyllur eksperiencën e tij me kombëtaren portugeze.

Trajneri Santos ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat me Poloninë dhe Skocinë, ku konfirmohet mungesa e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *