Holanda “zhdëp keq” Shqipërinë U19 të femrave

Shqipëria U19 për femra ka nisur kualifikueset për paraeliminatoret e Europianit dhe ndeshja e parë me Holandën ka përfunduar me rezultatin e thellë 12-0. Vendaset janë treguar të pamëshirshme, duke i mundur keq vajzat e drejtuar nga Nevil Dede.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm dy gola, ndërkohë që më pas për gjashtë minuta vajzat e Holandës shënuan plot pesë herë, duke i çuar shifrat në 7-0. Nuk u mbyll me aq, pasi u shënuan edhe pesë gola të tjerë dhe rezultati përfundimtar i regjistruar ishte 12-0.

Në futbollin e femrave jemi inferiorë dhe normalisht që pritej një humbje, por shifrat janë me të vërtetë të rënda. Tanimë kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur, ajo me Poloninë më 6 tetor (ora 12:00) dhe më 9 tetor (ora 19:00) kundër Bjellorusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *