Mesatare golash për rekord, Xheko në historinë e Romës

Dy vjet më parë, kur Edin Xheko shënoi tre gola në Europa League, topin me firmat e shokëve të ekipit i’a dhuroi vajzës së tij Una. Këtë herë, përveçse te vajza, topin e ndeshjes e mori në shtëpi, aty ku e priste edhe djali, Dani, edhe ai i lindur në Romës si e motra.

Vetëm kjo mund të mjaftojë për të treguar lidhjen e sulmuesit me kryeqytetin italian, por prej së martës së kaluar dhe tre golave të realizuar në portën e Viktoria Plzen në Champions League, boshnjaku ka hyrë mes dhjetë golashënuesve më të mirë të historisë së klubit verdhekuq.

77 gola në total me fanellën e Romës, duke u klasifikuar në vendin e dhjetë të të gjitha kohërave. Klasifikimi special i golashënuesve më të mirë kryesohet nga Françesko Toti me 307 gola, ndërsa pas tij pozicionohen Pruco (138 gola) dhe Amadei (111). Mes emrave që Xheko mund të arrijë janë Da Kosta me 79 gola dhe Delvekio në vendin e tetë me 83.

Balbo pozicionohet i shtati me 87 rrjeta të realizuara dhe Xheko shpreson që ta kalojë në fund të këtij sezoni, ndërsa më i vështirë duket misioni për të arritur Montelën, i cili renditet i gjashti me 102 gola, përpara të cilit janë Manfredini (104) dhe Volk (106).

Ajo që bie në sy te Edin Xheko, i cili po luan sezonin e katërt te Roma, është mesatarja e golave, e cila është pak mbi 0,5 rrjeta për ndeshje. Në këtë këndvështrim, boshnjaku mbetet vetëm pas Manfredinit dhe Volk (0.6 gola për ndeshje), por që luanin në një tjetër epokë dhe një tjetër lloj futbolli. Në futbollin modern askush nuk ka shënuar me vazhdimësinë e Xhekos, që tashmë pret vetëm rinovimin e kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online