Kastrioti shënoi dy herë përballë Tiranës, por tre pikët shkuan për bardheblutë. Elvis Plori është i zhgënjyer me lehtësinë e pësimit të golave, ndërsa ka deklaruar pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, se do të bisedojë për të ardhmen e tij me drejtuesit. Nëse do të jetë e nevojshme, trajneri shkodran do të largohet nga skuadra.
SITUATA – “Jam i zhgënjyer, pësojmë shumë lehtë gola. Duhet të mos humbnim, edhe pse Tirana është klub i madh. Nuk është se situata do përkeqësohet, kam 25 lojtarë. jam i qetë në stol dhe në deklarata. Do flas mirë me drejtuesit, edhe pse kam mbështetjen e tyre. Nuk është ndryshimi te lojtarët, edhe unë marr përgjegjësitë e mia. Janë edhe mundësitë financiare. Do i kontaktoj dhe unë jam i hapur të largohem në të mirë të skuadrës.”
EKIPI – “Kjo skuadër është ndërtuar me mundësitë tona. Jam munduar të ruaj boshtin . ritmi i së Parës ndryshon me të Superiore. Në mbrojtje kemi lëvizur pak. Kemi pasur edhe dëmtime e penalizime. Është dashur të forcohemi në mbrojtjes.”