Zhoze Murinjo është në fije të perit. Humbja e fundit me Uest Ham i ka lëkundur akoma dhe më shumë pozitat e portugezit në krye të Mançester Junajtid. Sikur të mos mjaftonin rezultate e dobëta, atmosfera në klub po ashtu është mjaft e zymta, pas përplasjes që timonieri ka pasur me Pol Pogban.
Drejtuesit e “Djajve të kuq” kanë nisur që të mendojnë për një pasues të mundshëm, por kjo javë do të jetë shumë deçizive për Murinjon. Junajtid ka dy ndeshje mjaft të rëndësishme, pasi në mesjavë do të sfidojë Valencian dhe më pas do të ndeshet me Njukasëllin. Nëse vijnë dy fitore atëherë situata mund të qetësohet disi, por nëse nuk vijën dy fitore atëherë tek dera është Zinedin Zidan.
Ish-trajneri i Real Madrid, i cili fitoi tre herë radhazi Ligën e Kampioneve është gati që të marrë drejtimin e Junajtid. Një javë shumë deçizive për të ardhmen e Murinjos që ka një malore të vërtetë para vetes dhe aventura e tij në Mançester mund të jetë në fund. Me tre humbje në kampionat, kjo është nisja më e keqe e Mançester Junajtid në 29 vite në premier Ligë.