Kevin De Bryjne pësoi një dëmtim në gju në mesin e muajit gusht. Dëmtimi erdhi në një moment mjaft të mirë për mesfushroin e avancuar, pasi po shkëlqente dhe ishte në një formë të shqyer. Gjithsesi, fatit nuk ke çfarë t’i bësh, por sot nga Anglia ka lajme të mira për belgun.
Vetë klubi, por dhe lojtari në “twitter” kanë njoftuar se tani ka nisur faza ë fundit e rikuperimit. De Bryjne është fotografuar duke kryer ushtrime me grupin, por vështirë se do të jetë gati për dy ndeshjet e ardhshme.
Gjithsesi, faza e rikuperimit ishte parashikuar që të ishte diku tek tre muaj, por siç dhe shihet lojtari i ka thyer pritshmëritë dhe do të jetë gati pak më herët për skuadrën. Siti ka bërë mjaft mirë në kampionat, ndërsa në Champions e ka humbur ndeshjen e parë me Lionin.