Kaba i prish planet Shehit, shansi për Lulajn

Skënderbeu do të ndeshet me Kukësin në javën e shtatë të Superiores. Korçarët duhet të tregojnë që pavarësisht ndryshimeve të shumta në skuadër janë sërish ai ekipi pretendent. Pas humbjes në Durrës pritet me shumë interes se si do të reagojnë bardhekuqtë, që kanë një provë të vërtetë “zjarri” me Kukësin, që është në një formë mjaft të mirë, ose e thënë ndryshe ka arritur që të marrë maksimumin në 4 ndeshjet e fundit radhazi,

Për këtë ndeshje trajneri Shehi nuk do të ketë të gatshëm qendërmbrojtësin Kaba Sambou. 22-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në Durrës dhe detyrimisht do të jetë në tribunë në këtë sfidë mjaft delikate. Dhimbje koke për ish-portierin, që tani duhet të mendojë për pasuesin.

Alternativa me më shumë potencial për të zbritur në fushë është Bruno Lulaj. Këtë edicion mbrojtësi ka qenë në fushë në 4 sfida, 2 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Gjithsesi, Lulaj nuk duket se është në listën e preferencave të Shehit, i cili e zëvendësoi pa u mbushur 20 minuta lojë në takimin me Tiranën. Pavarësisht kësaj gjasat janë që Lulaj të jetë në fushë ndaj verilindorëve dhe ka një mundësi të mirë për të treguar vlerat e tij, në një ndeshje të madhe që gjithnjë ka qenë me rivalitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online