Lokomotiva nuk i kursen, Uzuni e Kastrati titullarë edhe në Kupë

Lokomotiva e Zagrebit e ka nisur mbarë sezonin, teksa momentalisht renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Synimi janë kupat e Europës, ndërkohë që do tentohet të shkohet sa më larg edhe në Kupë.

Sot prej orës 15:30 do të luajnë kundër Primorac, ndërkohë që trajneri Tomicc nuk i ka kursyer as titullarët. Mes tyre edhe Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati, të cilët po paraqiten mirë. Beratasi i ka luajtur të plota dy ndeshjet e kampionatit deri më tani dhe vlerësimet për të kanë qenë pozitive.

Nga ana tjetër Kastrati është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij në kampionat, teksa ka realizuar pesë gola në shtatë ndeshje. Uzuni nuk ka shënuar akoma, kjo edhe për shkak të pozicionit të tij të ri si mesfushor.

https://www.facebook.com/NKLokomotivaZagreb/photos/a.133910333357700/1902835496465166/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online