Kamza, çfarë sulmi ndaj Starovës: Qesharak, për fat nuk punon te ne!

Sulejman Starova është kthyer në Shqipëri pas aventurës së dështuar në Kosovë, tek Feronikeli, ndërsa tashmë bën rolin e analistit në studiot televizive. Natyrisht, Starova krijon jo pak debate me deklaratat e tij, sepse flet troç dhe pa shumë diplomaci, ndoshta duke e tepruar në shumë raste.

Këtë fundjavë Starova analizoi edhe ndeshjen mes Kukësit e Kamzës dhe kritikoi ashpër sulmuesin e Kamzës Martinena, duke thënë se ishte nbë hije gjatë gjithë ndeshjes, për shkak të paraqitjes jo mbresëlënëse.

Megjithatë, këto deklarata të Starovës kanë acaruar jo pak Kamzën, që ka reaguar ashpër me një komunikatë zyrtare për mediat, ku i përgjigjet me tone të larta ish-trajnerit të Partizanit.

DEKLARATA

“KF Kamza, duke ndjekur me kujdes pasqyrimin mediatik në studiot televizive, shpreh indinjatën e theksuar ndaj trajnerit (pa detyrë) Sulejman Starova. Pjesëmarrjet e tij në studiot televizive kërkojnë “gyp-prove”, përpara se ky person të jetë pjese e paneleve të ndryshme.

Epitetin “fantazmë” ndaj lojtarit tonë Martinena e konsiderojmë prishje të imazhit të klubit dhe futbollistit, i cili ka një CV te pasur dhe ka treguar vlerat e tij në kampionatin tonë edhe më parë. Gjejmë rastin t’i tërheqim vëmendjen edhe moderatores së emisionit, që në mungesë të një përfaqësuesi nga ana jonë, të moderojë etikën televizive.

Starova flet me tendenca personale, pasi ka tentuar me mënyra të ndryshme të ishte pjesë e pankinës sonë, por fatmirësisht për ne nuk e kemi zgjedhur Starovën të jetë pjesë e Kamzës.

E vlerësojmë figurën e tij dhe kontributin në futbollin shqiptar, por s’mund të pranojmë çdo mendim të tij qesharak dhe jo profesional duke ofenduar punën e te tjerëve.

Starova, i etiketuar si “macja e zezë” e futbollit shqiptar nga njerëz të ndryshëm që kanë bashkëpunuar me të, vazhdon të mbetet i tillë nëse do të ndjekë këtë etikë të të shprehurit në studio televizive.

Pasi është larguar nga Kosova për paaftësi, askush nuk e sulmoi apo ofendoi trajnerin e kthyer si kamerdare (e shpuar) shpëtimi në radhët e Partizanit. Jo vetëm Starova, por askush s’ka të drejtë të etiketojë një lojtar “fantazmë”, një president “rrugaç”, apo një trajner “pijanec”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *