Di Françesko rrezikon shkarkimin, Roma projekton zëvendësuesit

Pesë ditë në dispozicion. Kjo është koha që drejtuesit e Romës i kanë dhënë trajnerit Di Françesko për të ndryshuar ecurinë e skuadrës dhe për të mbajtur postin në krye të stolit. Humbja me Bolonjën dhe vendi i 14-të në renditje kanë sjellë mjaft pakënaqësi te krerët e klubit dhe mes tifozëve.

Skuadra ndodhet në grumbullim të detyruar, një mesë drastike të cilën pronarët amerikanë e kanë përdorur edhe në një tjetër rast gjatë së kaluarës: bëhet fjalë për periudhën vetëm dy javë përpara shkarkimit të Rudi Garsias. Ndërkohë, Palota dhe këshilltari Baldini janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm.

Antonio Konte është ëndrra e tifozëve, të cilët thirrën edhe emrin e tij, por për shkak të kostove të larta dhe politikave të klubit, ish-trajneri i Juventusit dhe Çelsit duket një dëshirë e parealizueshme. Ndërkohë, në treg ka emra të tjerë, të cilëve klubi mund t’u besojë drejtimin e stolit.

Nisur nga Vinçenco Montela, i cili ka qenë kampion i Italisë dhe në vitin 2010 shpëtoi sezonin, kur pasi zëvendësoi Ranierin e kualifikoi Romën në Europa League. Tetë vjet më parë klubi vendosi të mos i besonte, duke emëruar Luis Enriken, ndërsa tani, pasi ka fituar eksperiencë te Fiorentina, Sampdoria, Milani dhe Sevija, tashmë “aeroplani” është kthyer në kandidatin e preferuar.

Një tjetër kandidat është Paulo Soza. Trajneri portugez pëlqehet së tepërmi nga drejtuesit verdhekuq dhe do të ishte i gatshëm të largohej nga Tianzhin Kuazhian, pasi duket i mërzitur nga eksperienca në Kinë. Në listën e alternativave të Romës janë edhe Loran Blank, që aktualisht është pa skuadër, prej largimit nga Paris Seint Zhermen në vitin 2016. Një tjetër emër është edhe Klaudio Ranieri, i cili e njeh skuadrën dhe ambientin, por që për hir të së vërtetës nuk është shumë i lidhur me drejtuesit aktualë të ekipit kryeqytetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online