Më shumë fëmijë se gola, rekordi i pabesueshëm i sulmuesit të Stok Sitit

Saido Berahino është një futbollist, i cili aktivizohet me ekipin e Stok Sitit në divizionin e dytë të futbollit anglez. 25-vjeçari me origjinë nga Burundi gjeti golin e parë me ekipin në ndeshjen e kupës kundër Hadërsfilldit, me datë 28 gusht të këtij viti, duke i dhënë fund thatësirës prej 913 ditëve pa shënuar.

Berahino është aktivizuar me të gjithë ekipet e moshave të Anglisë, por pasi priti ftesën e kombëtares së madhe, që nuk erdhi kurrë, vendosi të luante me kombëtaren e tij të origjinës, Burundin.

Lojtarit nuk po i ecën me golin, por ndryshon situata në marrëdhëniet me femrat. Siç citon “The Sun”, 25-vjeçari ka thyer një rekord të pabesueshëm, sepse është shtuar me tre fëmijë brenda gjashtë javëve…

Kosta, vogëlushi i ardhur në jetë nga lidhja me Stefania Kristoforu

Me datë 30 maj ka ardhur në jetë vogëlushi Kosta nga lidhja i lojtarit me ish të fejuarën e tij, Stefania Kristoforu. Me datë 17 korrik korrik lindi Ania Maria nga lidhja e lojtarit me modelen dhe aktoren amerikane, Çelsi Lovleis, ndërsa dy ditë para lindjes së Ania Marias, ka ardhur në jetë një tjetër vajzë nga raporti i lojtarit me një infermiere e lindur në Afrikë, të cilën e njeh që nga fëmijëria.

Ania Maria, e ardhur në jetë nga lidhja me Çelsi Lovlejs

Me këtë të fundit vazhdon beteja ligjore, sepse infermierja nuk e shkruar në certifikatën e lindjes emrin e Berahinos në atësi dhe avokatët e lojtarit po ndjekin çështjen në fjalë, duke pretenduar se Berahino është babai i vajzës.

Për momentin konfirmohen tre fëmijët e sulmuesit të Stok Sitit, por nuk përjashtohet mundësia që shumë shpejt ky numër të rritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *