Formacioni i javës në Champions, dominon Juventusi

Sigurisht që formacioni i javës së parë në Champions përbëhet nga lojtarë që kanë mundur të kenë sukses me skuadrat e tyre në ndeshjet e para në grupet e Championsit. Bie në sy që formacioni i javës dominohet nga lojtarë të Juventusit, pasi janë plot 4 lojtarë të bardhezinjve që janë rreshtuar në 11-shen më të mirë të javës.

Në portë është Shezli, i cili e shpëtoi disa herë “Zonjën e Vjetër” e si të mos mjaftonte priti një 11-metërsh në sekondat e fundit të ndeshjes. Në mbrojtje janë sërish 2 juventinë, me Kancelon që ka marrë krahun e djathtë, ndërsa në qendër është Bonuçi. Po ashtu në prapavijë është dhe Alaba i Bajernit, por dhe Tagliafiko i Ajaksit. Në të majtë nuk kishte si të mos ishte madrileni Marselo.

Në mesfushë Pogba ishte deçiziv me dy golat e tij me Junajtin. Edhe Pjaniç ishte protagonist me bardhezinjtë dhe ka vend edhe për të në këtë formacion. Befasi mund të jetë prezenca e Vlashik të CSKA-së së Moskës. Në sulm normalisht që Leo Mesi me tre golat e tij i ka bërë vend vetes në “Top 11”, por përkrah tij është sulmuesi i Pëlzen, Kërmenshik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *