Arsenali po mendon të përforcojë mesfushën në merkaton e janarit. Klubi londinez e ka të qartë se çfarë dëshiron dhe ai është Ever Banega. 30-vjeçari luan me Seviljen, por siç citon “The Sun”, ai mund të transferohet tek Arsenali.
Unai Emeri, i cili ka punuar te Sevilja me argjentinasin, e pëlqen shumë lojtarin dhe e sheh si një përfocim të mirë për ekipin e tij. Çmimi i Banegës sillet rreth 18-milionë eurove, edhe pse kontrata me Seviljen i skadon në verën e ardhshme.
Kjo do të jetë prova e parë për Raul Sanlehi, i cili zëvendësoi Ivan Gazidis, që u largua drejt Milanit. Emeri kërkoi mesfushorin dhe gjatë merkatos së janarit, por lojtari vendosi të qëndrojë në Andaluzi. Trajneri spanjoll i “Topçinjve” nuk dorëzohet dhe i ka kërkuar Sanlehit të nisë tratativat për të siguruar shërbimet e Ever Banegës.