Juventus arriti një fitore të rëndësishme me Valencian në Spanjë, duke e nisur mirë fazën e grupeve të Champions Ligës. Bardhezinjtë humbën shërbimet e Kristiano Ronaldo, i cili u ndëshkua me karton të kuq, por pak minuta përpara këtij episodi, Kedira u detyrua të linte lojën.
Sami Kedira pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Valencian, që e detyroi t’i “hapte krahun” Emre Çanit. Mesfushori gjerman ka kryer kontrollet mjekësore dhe do të qëndrojë tre javë pushim.
Siç citon “Sky Sport”, Kedira, i cili sapo kishte rinivuar kontratën me Juventusin disa ditë më parë, ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë, që do e mbajë për tre javë jashtë fushave të blerta. Lojtari do të nisë fazën e rikuperimit me qëllimin për t’u rikthyer sa më shpejt nën urdhrat e Maks Alegrit.