Një tragjedi ka prekur sportin e golfit. Golfistja spanjolle Selia Barkuin është gjendur e pajetë në territorin e një fushe golfi në Ajoua (SHBA). Ndërkohë, policia amerikane ka arrestuar shtetasin amerikan, Kolin Daniel Riçards, i cili akuzohet është i dyshuari kryesor për krimin.
Golfistja 22-vjeçare cilësohej si një ndër sportistet më të talentuara dhe në muajin korrik ishte shpallur kampione e një turneu në Europë. Spanjollja jetonte në amerikë prej disa vitesh, ku studionte në Universitetin e Ajouas në degën e inxhinierisë civile”.