Serxho Ramos konsiderohet si një mbrojtës i ashpër, por edhe në konferenca për shtyp nuk i kursen kritikat apo thumbimet kur e sheh se është e nevojshme. Spanjolli këtë herë është kapur me Antuan Grizman, i cili ka deklaruar se ai e ndjen veten në nivel me Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer siç duket kapitenit të Realit, i cili e ka konsideruar si një fëmijë francezin, kur sheh se para tij janë lojtar si Bufon, Toti etj dhe nuk kanë marrë asnjë top të artë.
“Injoranca është bukuri, por kur dëgjoj atë fëmijë mendoj për lojtarë si Raul, Kasijas, Bufon, Toti, Injesta etj që kanë fituar shumë trofe, por jo Topin e Artë. Ai duhet të dëgjojë më shumë Simeonen, Godinin dhe Koken. Unë e kam thënë gjithnjë që ai është një lojtar me cilësi”.
Duhet kujtuar që pak kohë më parë Grizman kishte postuar një foto në Instagram, ku Ramos po i vendoste një kurorë atij. Kjo ka qenë mënyra për t’u hakmarrë nga mbrojtësi, që sigurisht nuk do i ke të pëlqyer shumë ai postim.
Ne, nuk ka mbetet asgjë më shumë veçse të presim reagimin e radhës nga Grizman, apo dhe përballjen e tyre në fushë.