Një yll i ri po lind në Mançester, ju prezantojmë me Rashfordin e ri

Mançester Junajtid nuk e ka nisur siç duhet këtë sezon. Ne 4 javët e para kanë arritur 2 fitore dhe 2 humbje. Gjithsesi lajme të mira vijnë nga akademia e “djajve”. Në sfidën e fundit që Mançester zhvilloi në ekipin e moshave ra në sy 18-vjeçari Mejson Grinud.

Në ndeshjen ndaj Blekbërn Rovers, e cila përfundoi në shifrat 4-3 për Mançester djaloshi 18-vjeçar ka shënuar një tregolësh duke rënë në sy jo pak. Vlejnë për tu veçuar goli i dytë dhe i tretë personal të Grinud, që vënë në pah aftësitë e tij teknike dhe individuale.

Tifozët kanë kohë që e vlerësojnë si Rashfordin e ri djaloshin Mejson. Gjithsesi pritet me interes edhe fakti në rast se Zhose Murinjo do të tundohet ndopak nga ideja për ta grumbulluar me ekipin e parë talentin 18-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *