Një vit pa luajtur skedina, kolegu i Grezdës ndan lajmin me fansat

Varësia nga kumari është një problem i përhapur në botën e futbollit. Nuk janë të paktë futbollistët që kanë fundosur veten duke luajtur kumar deri në qindarkën e fundit. Por, ka dhe histori suksesi. Rasti konkret vjen nga futbollisti i Gllazgou Rejnxhërs, Kajl Laferti.

Sulmuesi i përfaqësueses së Irlandës së Veriut ka bërë një postim në rrjetin social “Twitter” ku ka njoftuar fansat e tij se ditën e sotme ka arritur objektivin e të mos vënit bast prej një viti. 30-vjeçari shprehet se nuk mund të jetë më i lumtur për këtë arritje, që ai e cilëson të mahnitshme.

Postimi i Kajl Laferti në “Twitter”

“Kurrë nuk e mendoja se do shihja këtë ditë. Sot u bë 1 vit, që nga momenti i fundit që kam vendosur një bast. Ndodhesha në një periudhë të errët, më të ulëtën e jetës sime dhe ta hedhësh pas krahëve atë e të festosh këtë arritje është mahnitshme, kurrë nuk kam qenë më i lumtur. 356 ditë”.

https://twitter.com/laffk10/status/1039499675471163392

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *