Vrioni na bën të ëndërrojmë, por italianët na “trullosin” në limite

Miqësorja midis komëbëtareve të Italisë dhe Shqipërisë ka rezultuar një ndeshje mjaft e luftuar deri në minutat e fundit, ku dhe u vendos fati i takimit. Vendasit dolën fitimtar nga fusha falë tre golave të Dimarkos, Murxhias dhe Parixhinit.

NDESHJA

Kombëtarja U21 e mbylli pjesën e parë nën disavantazhin e një goli. Golin që zhbllokoi shifrat e ka shënuar mbrojtësi i Parmës, Federiko Dimarko, i cili mposhti Selmanin me një të majtë të fuqishme. Vendasit dominuan gjatë të gjithë minutave, por kuqezinjtë arritën të sprovonin në dy raste portierin  Audero.  Në minutën e 35-të të takimit, trajneri Di Biaxhio zëvendësoi të dëmtuarin Patrik Kutrone edhe pse sulmuesi i Milanit dëshironte të vazhdonte takimin, pavarësisht dhimbjeve që po kalonte.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët kryen zëvendësime të shumta dhe kombëtarja jonë filloi të baraspeshonte mbajtjen e topit dhe të bëhej e rrezikshme. Goli i barazimit erdhi në minutën e parë të shtesës me autor Xhakomo Vrionin. Sulmuesi i Venecias shënoi golin e tij të parë në debutimin e tij me fanellën kuqezi.

Fatkeqësisht skuadra e Bushit nuk arriti t’i gëzohej golit të Vrionit, pasi italianët shënuan dy gola të shpejtë në tri minuta me anë të Murxhias dhe Parixhinit

Itali 1 – 3 Shqipëri

Shënues: Dimarko 27? Murxhia 92′, Parixhini 93′ / Vrioni 90′

Italia : Audero; Luperto (Markiza 76’), Dimarko, Mandragora (C), Mançini (Romanja 67’), Depaoli ( Kalabria 56’), Orsolini (Parixhini 67’), Vido (Kasata 36’), Kutrone (Çerri 35?), Lokateli (Murxhia 56’), Pesina. Trajner:

Në dispozicion:Montipo (GK), Skufet (GK), Valzania, Bonacoli,Adxhapong. Trajner: Di Biaxhio.

Shqipëria: Selmani; Tafa, Kumbulla, Hakaj (Ndau) 79’), Kryeziu (Ndreu 86’), Selahi (Zejnullahi 69’), Mucolli (Ramadani 46’), Ademi (Nuriu 86’), Bare (C) (Shefiti 79’), Sulejmanov (Abazaj 46’), Vrioni.

Në dispozicion: Kastrati (GK), Abibi (GK), Maloku, Cuni, Hebaj, Doka. Trajner: A.Bushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *