Rustem Hoxha ishte lojtar i lirë pas largimit nga Kukësi dhe në orët e fundit të merkatos u fut në bisedime intensive me klubin e Laçit, por në fund nuk pati një marrëveshje. Për qendërmbrojtësin durrsak pati edhe dy opsione për t’u transferuar në Greqi.
Gjithsesi tanimë ai i ka dhënë fund dilemave dhe sezonin e ardhshëm do të luajë me Luftëtarin, pasi ka nënshkruar me gjirokastritët. Bëhet fjalë për një rikthim të Hoxhës në Gjirokastër pasi ka luajtur edhe më parë.
Asokohe Teuta e huazonte për të marrë minuta, kurse këtë herë shkon për të mbajtur peshë në qendër të mbrojtjes. Kështu trajneri Kostiç ka më shumë alternativa.
Janiçiç dhe Rapa janë ata që kanë luajtur titullarë deri më tani, ndërkohë që nga Vllaznia B është marrë edhe Armenis Kukaj. Planet Luftëtarit ia prishi Ivan Jakovjeviç, i cili do të duhet të operohet sërish dhe do të mungojë për disa muaj. Stafi teknik tanimë mund të mbështetet edhe të Rustem Hoxha.