Në Itali mezi e presin golin e parë të Ronaldos, por edhe java e tretë nuk solli atë që pritej për portugezin dhe opinionin sportiv në Itali. “Zonja e Vjetër” arrin të fitojë edhe pse 33-vjeçari nuk po zhbllokohet. Ndonëse është vetëm fillimi i kampionit, mediat italiane nuk i kanë kursyer kritikat për Ronaldon.
Ndeshja e zhvilluar në Parma është cilësuar nga gazetat italiane si më e dobëta nga tre paraqitjet që portugezi ka bërë në Seria A, nota të ulëta ka marrë sulmuesi, i cili edhe vetë ka nisur që të ndihet në presion, pasi të gjithë presin nga ai shumë më shumë.
“Gazzetta dello Sport” i ka vënë notën 5.5 afrimit më të bujshme të kësaj merkatoje të Juventusi. Akoma dhe më kritike është treguar “Corriere della Sera” që e ka vlerësuar me 5 paraqitjen e portugezit. Disi më tolerant ka qenë “Tuttosport” që e ka vlerësuar me 6.5 paraqitjen e 33-vjeçarit. Edhe pse vetë lojtari dhe opinioni sportiv e presin një gol të CR7, në Torino po i gëzohen faktit se skuadra po fiton, pasi besimin tek sulmuesi e kanë se po i ruan golat për në Champions, çka është dhe arsyeja kryesore se pse lojtari në fjalë u transferua tek bardhezinjtë.