Qetësi e zakonshme tek Skënderbeut, por mendja është tek gjyqi

Sigurisht që rezultate të japin qetësi, por në anën tjetër është shumë e rëndësishme që ta menaxhosh situatën siç duhet edhe kur ndodhesh në vendet e para. Në Korçë janë në pritje të vendimi nga KAS në lidhje me përjashtimin nga Kupat e Europës, por kjo gjë duket se nuk po ndikon aspak tek skuadra që në fushë ka ditur si të sillet.

Skënderbeu prej vitesh ka qenë dominues në futbollin shqiptar dhe ka krijuar eksperiencë për të menaxhuar situata të ndryshme, por edhe pse këtë edicion ka bërë shumë ndryshime në skuadër, gjërat janë njësoj si në të shkuarën, një qetësi që në pak klube e gjen. 7 pikë në 3 ndeshjet e para dhe vendi i parë për ta, duken mirë pavarësisht se nuk janë me atë petkun absolut të edicioneve të shkuara, pikërisht për shkak se klubi mbi të gjitha duhet të menodjë për luftën që ka me UEFA-n.

Ende nuk ka një datë fikse se kur do të merret vendimi për korçarët, por së paku deri në mesin e tetorit gjasat janë që të mos ketë asnjë zhvillim, pasi nuk parashikohet në datat e KAS-it në faqen zyrtare cështja e “Skënderbeut”. Në Korçë besojnë shumë se vendimi që do të merret do të jetë në favorin e tyre dhe do të jenë edicionin e ardhshëm do jenë në aktivitetet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online