Kudo nëpër botë ka tifozë që nuk e duan trajnerin e tyre, por ata të Lionit e urrejnë timonierin që ka në dorë skuadrën e tyre. Prej kohësh ka pasur përplasje mes fansave dhe trajnerit, por mbrëmjen e djeshme situata mund të kishte degraduar akoma dhe më keq, pasi në një video të postuar shihet që trajneri për pak sa nuk konfrontohet fizikisht me disa fansa.
Trajneri i Lionit po dilte nga një festë me familjen e tij, kur ka dëgjuar disa tifozë që ta ofendonin. Nuk e kanë mbajtur nervat Zhenesion iu cili menjëherë është turrur drejt tyre për t’i goditur, por është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të familjes për ta mbajtur.
Lioni nuk e ka nisur aspak mirë kampionin, pasi pas me vetëm 6 pikë pas 4 javësh e sheh veten në vendin e nëntë. Mund të sjellë zhvillime nga ana e klubit, që pas Videos mund të marrë ndonjë masë ndaj trajnerit, duke parë dhe klimën që është krijuar tani mes tij dhe tifozerisë.
https://www.youtube.com/watch?v=cYGw_vT-XpA