VIDEO | Kur VAR-i nderon arbitrin dhe vendos drejtësi!

Një rast i veçantë ka ndodhur në kampionatin portugez të futbollit me sistemin VAR që ka ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, për mirë… Kishte ndodhur më parë të jepej një penallti dhe të anulohej më pas, ose të anulohej një gol për pak centimetra ofsajd, por në Portugali ishte një situatë komplet tjetër.

Luhej Guimaresh-Tondela dhe një gjatë një dueli të fortë në mesfushë, arbitri ndëshkon me të kuqe lojtarin vendas, Alhasan Vakaso. Ky e kishte një karton dhe pas ndërhyrjes së “gabuar”, arbitri i tregon kartonin e dytë të verdhë duke e larguar nga fusha me të kuqe.

Protesta nga lojtari i Guimareshit, i cili ishte viktima dhe jo ai që shkakton faullin. Ndërkohë që ai po futej në dhomat e zhveshjes, arbitri vendos të shikojë pamjet e afruara nga VAR. Realiteti është ndryshe dhe faulli është shkaktuar nga lojtari i Tondelës, Kristian Arango.

Arbitri thërret Vasakon në fushë dhe mbasi anulon kartonin e kuq, atë ia drejton lojtarit të Arangos. Ishin minutat e fundit dhe Guimaresh mbrojti rezultatin 1-0 duke fituar ndeshjen, por ky është rasti klasik kur teknologjia VAR vendos drejtësi duke korrigjuar vendimin e gabuar të arbitrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *