Një lajm shumë i mirë vjen për kombëtaren e Kosovës nga Danimarka. Mesfushori Besar Halimi sapo është zyrtarizuar te skuadra e Brondbit. Ekipi danez ka blerë kartonin e 23-vjeçarit nga Mainci, por shifrat e këtij operacioni janë mbajtur të fshehta.
Halimi ishte i huazuar te Brondbi gjatë sezonit të kaluar, ku spikati me 7 gola në 27 aktivizime. Kontrata e re e mesfushorit të Kosovës zgjat për 2 vite. Mesfushori i lindur në Gjermani është një ndër të preferuarit e trajnerit të Kosovës Bernard Shaland dhe transferimi në Danimark mund t’i shërbejë atij si një trampolinë për të ardhmen.
Og nogle ord fra den nye nummer 5 her:https://t.co/pedZoMTI33 pic.twitter.com/mTpe5nqrj4
— Brøndby IF (@BrondbyIF) August 30, 2018