Vllaznia në Champions, tani është edhe zyrtare

Vllaznia U19 ka marrë konfirmimin përfundimtar nga UEFA dhe do të marrë pjesë në UEFA Youth League (formati i Champions Leagu për të rinj) për të dytin vit radhazi. Klubi shkodran, përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar diçka të tillë. Edhe një vit më parë, të rinjtë kuqeblu garuan në këtë kompeticion.

“Institucioni I futbollit europian ka njoftuar klubin me një shkresë ku bën të ditur se tashmë ekipi jonë është pranuar për të qenë pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm. Siç është bërë e ditur, kampionia e Shqipërisë ka qenë në listën e pritjes së ekipeve pjesmarrëse dhe gjithçka ka qenë e varur nga ekipet e të rriturve që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve për të rriturit.

Por tashmë çdo gjë ka përfunduar pozitivisht. Ky padiskutim që është një lajm I mirë për këtë ekip sepse është edicioni I dytë që ai do të marrë pjesë. Ekipi shkodran tashmë është në pritje të hedhjes së shortit për të mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në turin e parë. Shorti do të hidhet më 4 shtator në Nion të Zvicrës në të do të jenë prezent edhe përfaqësues të klubit Vllaznia”, njofton klubi shkodran..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *