Shfryjnë ultrasit e Romës, pankartë thumbuese presidentit Palota

Tifozët e Romës janë të zhgënjyer dhe të acaruar me klubin për shitjen e Kevin Strotman te Olimpiku i Marsejës. Holandezi ishte një nga të preferuarit e tifozerisë verdhekuqe, por klubi vendosi ta shesë dhe mesfushori kaloi në kampionatin francez.

Tifozët kryeqytetas kanë reaguar me anë të një pankarte ku thumbojnë presidentin Palota. “Nderime lojtarit qe ulkonjen respekton… gjen ameriken me kete fanelle, nuk e perdor dhe e hedh”, është shkrimi thumbues i tyre në drejtim të presidentit italo-amerikan.

Situata ishte problematike dhe mbas shitjes së Raxha Naingolan tek Inter, por klubi kreu disa blerje cilësore më vonë dhe atmosfera u qetësua. Tashmë ata nuk durojnë më dhe mbi të gjitha, nuk iu pëlqen fakti që Strotman u shit në momentet e fundit të merkatos.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *