River Plejti ka siguruar kualifikimin për në çerekfinalet e Copa Libertadores, me një fitore impresionuese kundër Rasingut, në një derbi argjentinas që përfundoi 3-0 dhe pati 3 kartonë të kuq, prej të cilëve dy për miqtë.
Pas barazimit pa gola në vajtje, Lukas Prato shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes, ndërsa pa mbushur gjysmë ore lojë Ezekiel Palasios dyfishoi. Në fund shënoi edhe Rafael Santos Borre, para se të shpërthente kaosi në fushë, me 3 kartonë të kuq.
Sfida ishte e nxehtë që pa nisur, sepse Rasingu akuzon Konfederatën e Amerikës së Jugut për favorizim të Riverit, që nuk u dënua edhe pse luajti me një lojtar të pezulluar në vajtje. Conmebol u justifikua se ishte një harresë e saj për të njoftuar Riverin për lojtarin e pezulluar.
Surprizë e madhe ishte kualifikimi i Kolo Kolos (21 vite pritje) , që u mund 2-1 në Brazil nga Korinthians, por kishte fituar 1-0 në vajtje. Vendimtar goli i sulmuesit të njohur Lukas Barrios në minutën e 32-të, ndërsa Korinthians mori avantazhin e ri në minutën e 64-t, por nuk e shënoi dot golin e kualifikimit. Ditë historike për Kolo Kolon, sepse për herë të parë në histori eliminoi një ekip brazilian në përballje direkte, pas 9 eliminimesh.
? El resumen de @Corinthians 2 – @ColoColo 1 en la vuelta de los octavos de final de #CONMEBOLLibertadores. pic.twitter.com/JlM66SNJC0
— CONMEBOL Libertadores (@Libertadores) August 30, 2018
¡Gracias! #EternoCampeón pic.twitter.com/TDEA1XA90B
— Colo-Colo (@ColoColo) August 30, 2018
Ndërkaq, në derbin brazilian Kruzeiro u mund 1-0 në shtëpi nga Flamengo, por kaloi në çerekfinale, sepse kishte fituar 2-0 në vajtje.
? El resumen de @Cruzeiro 0 – @Flamengo 1 en la vuelta de los octavos de final de #CONMEBOLLibertadores. pic.twitter.com/YmwFObfyuB
— CONMEBOL Libertadores (@Libertadores) August 30, 2018