Ekipi i peshëngritjes së Shtërmenit po përgatitet intensivisht nën drejtimin e trajnerit Leonard Toska për kampionatin kombëtar për të rritur, që do të zhvillohet në 24 shtator në Tiranë.
Ekipi i Shtërmenit do të përbëhet në këtë gare me dhjete sportiste, që do të garojnë në pesha të ndryshme. Sportistët e Shterrmenit qe do të garojnë në këtë eveniment janë: Admir Calja në peshën 55 kg dhe Ernest Pepa po në këtë peshë; Ertjon Kofsha dhe Roalb Kuqja në peshën 61 kg; Antonino Luli dhe Albi Mema në peshën 67 kg; Alent Elezi dhe Rei Toska në peshën 73 kg; Sali Bullari në peshën 88 kg dhe Kesarjo Salla në peshën 109 kg.
Trajneri Toska shprehet optimist për këtë garë, e cila do të jetë tepër e fortë dhe e vështirë. Ekipi i Shtërmenit në kampionatin e 24 shtatorit në kryeqytet do synojë të shpallet kampion Shqipërie.
Mariglen Miraka