VIDEO | Di Françesko “çmendet” te goli dhe… përfundon në operacion

Shumë lojtarë janë dëmtuar mbas festimit të ndonjë goli, por ka dhe trajnerë që nuk përmbahen dot, kur topi tund rrjetën. Kur shënon ekipi yt është e vështirë t’i mbash emocionet dhe ndonjëherë nuk arrin të kuptosh se çfarë po bën derisa… e sheh veten duke u mjekuar.

Diçka e tillë i ka ndodhur dhe trajnerit të Romës, Eusebio Di Françeskos. Roma dhe Atalanta zhvilluan një ndeshje shumë të bukur dhe spektakolare. Gola, sulme nga të dy krahët dhe një intensitet i lartë gjatë gjithë ndeshjes. Roma po humbiste ndeshjen, por Manolas barazoi në 82’. Në momentin e golit, stadiumi shpërtheu, por më shumë se të gjithë trajneri i Romës.

Di Françesko nuk u përmbajt te goli dhe mbasi goditi me shkelm çfarë kishte para, filloi të godiste pjesën e xhamit të pankinës. Goditje me të majtën dhe pastaj me të djathtën.

Rezultati? Dëmtim i dorës së majtë dhe operacion i nevojshëm. 48-vjeçari ka kryer operacionin me sukses gjatë ditës së sotme dhe në të ardhmen do tentojë të jetë më i qetë, edhe pse goli të transmeton emocione dhe adrenalinë që ndonjëherë të dëmtojnë.

https://www.youtube.com/watch?v=69B2Bm72hUM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *