Një gol i shënuar nga Bruno Telushi në minutën e 67-të i ka dhënë tre pikë të arta Partizanit në Kamzë, me të kuqtë që triumfuan 1-0, në një sfidë mjaft të vuajtur.
Kamza shkëlqeu ndaj Tiranës në debutim dhe tregoi edhe sot se ka një skuadër mjaft cilësore, të aftë të vendosë në vështirësi çdo rival.
Në pjesën e parë kamzalinjtë dominuan, humbën raste të pastra dhe mbi të gjitha në shtesë, Plaku fitoi dhe humbi vetë një 11-metërsh, duke gjuajtur dobët, me Alban Hoxhën që grushtoi.
Goditja psikologjike nuk u ndje shumë, sepse në pjesën e dytë Kamza e nisi më mirë, por pak nga pak Partizani e rriti ritmin, humbi dy raste të shkëlqyera dhe Telushi shënoi një supergol direkt nga goditja e dënimit.
Pas golit Partizani fitoi qetësi, ndërsa Kamza u treondit dhe ra në nivelin e lojës, duke mos pasur forcë të reagonte deri në fund. Fitore e artë për Partizanin, që tashmë sheh me qetësi nga vazhdimi i kampionatit.
KAMZA-PARTIZANI 0-1
Shënues: Telushi 67′
Kamza: Avdyli, Frashëri, Beqiri, Teqja, Bonani (Zisi 46′), Idrizaj, Arrabal, Malaj (Mumajesi 74′), Plaku, Mehmeti, Roloviç (Martinena 64′). Trajner: Bledar Devolli
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari, Telushi, Hila (Bardhi 76′), Mensah (Asani 46′), Mala, Trashi, Hebaj (Progni 60′). Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Denis Rexha, Gernat Qirici, Blerim Ziri
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Arjan Mali
Karton i verdhë: Telushi 32′