Me Cuculin dhe Shametin në ekip, Kukësi është në rregull për sa i përket formacionit titullar, në pamje të parë. Kjo bëri që Rustem Hoxha të refuzonte qëndrimin konstant në stol dhe u largua.
Pas tij u largua edhe Albi Alla, i cili nuk rinovoi me verilindorët, duke preferuar të bëhet një pikë kyçe në mbrojtjen e Flamurtarit.
Krejt papritur, Kukësi e pa veten me vetëm Qaqin si alternativë për qendrën e mbrojtjes, ndaj sot ka mbyllur gjithçka me Gëzim Krasniqin.
Ish-mbrojtësi i Partizanit, i cili në pjesën e dytë të sezonit të fundit luajti në Maqedoni, është kthyer në Superiore, sepse ka firmosur për Kukësin dhe ka dalë në stërvitje.
Në këtë mënyrë, Kukësi bëhet me 4 qendërmbrojtës, ku Qaqi dhe Krasniqi për momentin nisen si rezerva. Për të ardhmen, e ka në dorë Cungu dhe vetë lojtarët.