Çelsi e ka nisur kampionatin me fitore, madje me rezultatin bindës 3-0 ndaj Hadërsfilld. Kante, Zhorzhinjo dhe Pedro ishin autorët e golave dhe londinezët morën kështu tre pikët e para.
Ngolo Kante, ai që dallohet për kilometrat e bëra, shënoi golin e parë të Çelsit. Kampioni i botës iu përgjigj një krosi të fortë të Uilliam dhe realizoi për londinezët. Në fundin e pjesës së parë ishte Zhorzhinjo ai që dyfishoi shifrat. Penalltia e fituar nga Alonso u kthye në gol nga mesfushori i blerë te Napoli.
Mauricio Sarri kishte lënë në stol Eden Hazard, i cili u aktivizua vetëm në minutën e 76-të në vend të Uillian dhe menjëherë bëri diferencën, duke asistuar në golin e tretë të realizuar nga Pedro. Spanjolli i vetëm me portierin bëri detyrën dhe menjëherë i la vendin Moses. Me shifrat 3-0 u mbyll gjithçka.
TAKIMET E TJERA
Fitorja më befasuese e ditës ishte triumfi i Kristal Palas në transfertën ndaj Fulhemit. Në derbin midis skuadrave londineze triumfuan djemtë e Roi Hodson, duke mundur “fqinjët” me rezultatin 0-2 falë golave të Shlup dhe Zaha. Po të njëjtin rezultat kanë fituar dhe Bornmuth dhe Uatford, që luajtën si pritës, respektivisht ndaj Kardifit dhe Brajtonit.
Premier League – Java 1
E shtunë, më 11 gusht, ora 16:00
Hadersfilld-Chelsi 0-3
Shënues: Kante 34’, Zhorzhinjo 45’ (pen.), Pedro 80’
Bornemuth-Kardif 2-0
Shënues: Fraser 24’, Uilson 90′
Fulham – Kristal Palas 0-2
Shënues: Schlupp 41’, Zaha 80’
Uotford-Brajton 2-0
Shënues: Pereira 35’, 54’